SPB Tetovë njofton se dje (05.01.2025) në ora 15:00 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin T.M.(41) nga fshati Bërvenicë.
Ai me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj.
Ai ishte i dënuar për veprën penale “rrezikim të sigurisë” gjatë dhunës në familje nga neni 144 paragrafi 2 i Kodit Penal.
“Personi është dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.