Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi

Maqedonia

Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi

Më: 6 janar 2025 Në ora: 20:29
Erkan Arifi

Heqja e mekankzmit të Balancuesit sjell rezultatet e para në dëm të shqiptarëve. Si pasojë e këtij vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese, Komuna e Likovës është obliguar që ta anulojë një konkurs të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Pishat”, në të cilën kërkoheshte punësimi i 4 shqiptarëve.

Për këtë foli kreu i Komunës, Erkan Arifi.

Kjo temë u bë nacionale dhe kundër punësimit të shqiptarëve kishte reaguar dit më parë edhe Ministri i Administratës, Goran Minçev.

“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo në bazë të etnisë ose diskriminimi tjetër”,deklaroi Minçev.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e Balancuesit, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore.

Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike. Vendimi për shfuqizimin balancuesit i përplasi partitë politike në vend. Fronti Evropian e quajt këtë vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Koalicioni opozitar kishte alarmuar dhe paralajmëruar se do të jenë të shumta rastet si kjo e Likovës.

Koalicioni VLEN nga ana tjetër tha se këtë instrument do ta zëvendësojnë me një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat I cili ende nuk dihet se në cilën faze është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat