Nëntë shtetase të huaja janë ndaluar gjatë kontrollit në një objekt hotelierie në rrugën rajonale Tetovë – Zhelinë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme pasditen e sotme.
“Nëntë shtetase të huaj, të moshës 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili janë ndaluar.
Për shkak të keqpërdorimit të vendbanimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin”.
“Ata janë ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.