Analizohen objektet e shkollave për raste të tërmeteve, shkolla fillore “Liria” në Tetovë ka nevojë për intervenim

Maqedonia

Analizohen objektet e shkollave për raste të tërmeteve, shkolla fillore “Liria” në Tetovë ka nevojë për intervenim

Më: 7 janar 2025 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës ka porositur analizë të të gjithë objekteve shkollore. Shkolla liria në bazë të një komisioni komunal ka dalë ndër objektet më të rrezikuara në rast të ndonjë tërmeti. Pas kësaj, një analizë për qëndrueshmërinë e objektit të shkollës “Liria” e ka bërë edhe instituti për sizmologji, por rezultati e së njëjtës akoma nuk kanë ardhur.

Sipas udhëheqësit të sektorit për arsim në komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, komuna do të bëj objekt të ri në këtë lokacion pasi ky objekt është një ndër objektet më të vjetra në rajonin e Tetovës.

Por, nga sektori për urbanizëm thonë se objekti është i sigurt edhe është intervenuar aty ku ka pas nevojë.

Pas tërmetit në Turqi, Komuna e Tetovës kishte formuar një komision për të parë gjendjen e objekteve publike në kuadër të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat