Prej sot grevë e të punësuarve tek Avokati i shtetit

Maqedonia

Prej sot grevë e të punësuarve tek Avokati i shtetit

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Të punësuarit tek Avokati i Shtetit prej sot filluan grevë, duke kërkuar nënshkrim të marrëveshjes kolektive në të cilën do të parashihen shtesa të rrogës në vlerë prej 30 për qind.

Nga Sindikata e AOGJSH-së për MIA-n deklaruan se grevë ka në të gjitha zyrtar e Avokatit të shtetit në vend dhe se greva do të zgjasë deri në përmbushjen  e kërkesave.

Të martën e ardhshme, më 14 janar, pritet të protestojnë të punësuarit nga disa ministri sepse nuk u janë miratuar 30 për qind shtesë e rrogës

Protesta do të zgjasë gjysmë ore para objekteve të ministrive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat