BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Larg duart nga gjuha shqipe, kërcënimet nuk na frikësojnë!

Maqedonia

BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Larg duart nga gjuha shqipe, kërcënimet nuk na frikësojnë!

Më: 8 janar 2025 Në ora: 21:28
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së e cila siç thonë nga BDI po tenton të prekin në gjuhën shqipe.

BDI thonë se VMRO për të ikur nga përgjigja konkrete, po akuzon sikur opozita ka frikë nga e kaluara kriminale.
Nga BDI thonë se kërcënimet dhe propaganda e VMRO-së nuk i frikëson.

Reagimi i plotë:

Duart larg nga gjuha shqipe!
Pasi reagimi ynë i sotëm zbuloi planin e qeverisë me legjitimitet monoetnik për të shfuqizuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, VMRO-DPMNE u përgjigj me papagallizmin dhe propagandën e zakonshme, duke përhapur narrativën se BDI na paska frikë nga e kaluara kriminale.

Le ta themi shkurt e qartë: të gjithë kriminelët, pa dallim etnie apo partie, duhet të përgjigjen!
Ne qëndrojmë gjithmonë pas këtij parimi dhe nuk do të mbrojmë askënd që ka shkelur ligjin!

Por mos mendoni se me kërcënime dhe propagandë të tillë do të na frikësoni:
Ku është fjala për gjuhën shqipe, për dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, ne nuk kemi frikë as nga përndjekja, as nga vdekja!

Ju mund të përpiqeni ta kriminalizoni luftën tonë për liri, ashtu siç bënë regjimet e dikurshme, por mos harroni se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa:
Historia e ka treguar gjithmonë kush mbijeton dhe kush përfundon me turp!
Prekni ç’të doni, por duart larg nga kjo që për ne shqiptarët është e shenjtë!
Larg duart nga gjuha shqipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat