MPJ e Maqedonisë: Deklarata e Kostadinovit është e pahijshme, presim të hidhet poshtë nga Sofja zyrtare

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Deklarata e Kostadinovit është e pahijshme, presim të hidhet poshtë nga Sofja zyrtare

Më: 9 janar 2025 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se “e dënon fuqishëm kumtimin e liderit të partisë politike bullgare Rilindja, Kostadin Kostadinov, dhe deputet aktual në Kuvendin popullor të Bullgarisë, në Facebook, me të cilën shprehë pretendime të qarta territoriale drejt shtetit tonë”.

“Deklaratat e tilla dashakeqe të personave zyrtarë nga skena politike bullgare janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së shtetit tonë dhe njëkohësisht janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mospërzierjes së shteteve në punët e tyre të brendshme dhe politikën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, thuhet në reagimin e MPJ-së

Ministria e vlerësoi si “të pahijshme dhe të papërshtatshme” deklartën e politikanit bullgar dhe pret të hidhet poshtë nga Sofja zyrtare.

“Deklarata e këtillë e pahijshme e Kostadinovit, presim nga Sofja zyrtare të hidhet poshtë si e papërshtatshme me frymën dhe kohën në të cilën jetojmë, standardet evropiane të cilat i respektojmë fuqishëm dhe në kundërshtim me angazhimet tona për sigurim të paqes së përhershme, sigurisë dhe prosperitetit në Evropë dhe më gjerë”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Lideri i partisë bullgare ultranacionaliste dhe ekstreme djathtiste “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i bëri thirrje qeverisë në Sofje zyrtarisht të shpallë pretendime për bashkim të Maqedonisë dhe të rajonit ukrainas, Besarabisë Jugore, me Bullgarinë.

Kostadinov i mbështetë deklaratat e presidentit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp për Kanadanë dhe Kanalin e Panamasë dhe thekson se nevojitet që edhe Sofja të dalë publikisht me kërkesë për bashkim të Maqedonisë dhe Besarabisë Jugore me Bullgarinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat