Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka reagua në lidhje me deklaratën e kryetarit të partisë bullgare “Rilindja”, Kostadin Kostadinovit
Ky është një propozim i pahijshëm. Synimi nuk është i ndershëm, qëllimi nuk është për hir të respektit anasjelltas. Synimi për ta shprehur këtë në mënyrë të njëanshme në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje. Atëherë komenti im është se janë në rrezik zhgënjimet, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot duke komentuar deklaratën e kryetarit të partisë bullgare “Rilindja”, Kostadin Kostadinov që Bullgaria të aneksojë Maqedoninë dhe rajonin e Ukrainës së jugut, Besarabinë.
Lidhur me sinjalet nga Sofja dhe komunikimin mes saj dhe përfaqësuesve të Sofjes, Presidentja për “Tv Alfa” deklaroi se dialogët mes tyre janë të denjë, të matur por edhe të rezervuar dhe se nuk ka probleme mes qytetarëve.
Më herët ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e cila e dënoi deklaratën e Kostadinov dhe e cilësoi atë si keqdashëse.
Kreu i partisë ultra-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë bullgar “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i bëri thirrje sot qeverisë në Sofje që të shpallë zyrtarisht pretendimet për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonit ukrainas të Besarabisë jugore.