OBRM-PDUKM do të mbështet interpelancën ndaj Ilire Dautit

Maqedonia

OBRM-PDUKM do të mbështet interpelancën ndaj Ilire Dautit

Më: 10 janar 2025 Në ora: 15:02
Blagica Lasovska

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Blagica Lasovska njofton se OBRM-PDUKM do të mbështesë interpelancën dhe do të votojë pro kësaj interpelance ndaj kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti.

Lasovska theksoi se interpelanca e Ilire Dautit është për shkak të punës problematike që po e pengon punën e komisionit.

“Në vetë shpjegimin e interpelancës thuhet se Ilire Dauti është tërësisht joprofesionale, antikushtetuese, arbitrare, e njëanshme, madje do të thoja problematike, duke e penguar punën e këtij komisioni”, theksoi Lasovska.

Detaje tjera priten të dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat