Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale

Maqedonia

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale

Më: 10 janar 2025 Në ora: 20:55
Halil Snopç

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini.

Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.

“Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë.

Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit”, tha deputeti Halil Snopçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat