LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në

Më: 11 janar 2025 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

LSDM thotë se e mirëpret fshirjen e videos nacionaliste me uniforma ushtarake të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se një politikë e tillë nuk është e mirë dhe nuk i sjell asnjë të mirë vendit dhe qytetarëve të tij.

Megjithatë, sulmet e reja të pabaza të BDI-së ndaj LSDM-së në raport me shqiptarët tregojnë se për fat të keq partia nuk po heq dorë nga strategjia e tyre unike për nxitjen e vazhdueshme të ndarjeve dhe tensioneve etnike.

BDI-ja më në fund duhet të guxojë të braktisë këto politika nacionaliste dhe të kuptojë se ato janë të papërshtatshme për shoqërinë tonë multietnike. Sulmet e fundit të BDI-së ndaj LSDM-së me marrëveshje të fabrikuara kanë për qëllim të vetëm fshehjen e marrëveshjeve të fshehta me OBRM-PDUKM-në dhe bashkëpunimin e tyre.

Do t’u kujtojmë vetëm votimin e ligjeve në Kuvend bashkë me OBRM-PDUKM-në, sigurimin e shumicës së Badinterit, madje edhe skandalet e fundit, si lirimi pa pengesë i Artan Grubit përtej kufirit. LSDM do të jetë gjithmonë e zëshme kundër nacionalizmit, ndarjeve dhe populizmit, pa marrë parasysh se nga vjen ai”, thotë LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat