Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kallëzim për kryetarin e Komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush për krijimin e deponive ilegale

Maqedonia

Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kallëzim për kryetarin e Komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush për krijimin e deponive ilegale

Më: 11 janar 2025 Në ora: 16:12
Kurto Dudush

Plehrat dhe deponitë e egra në Komunën e Shuto Orizarit i përplasën Kryetarin e Komunës Kurto Dudush dhe Kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Përplasjet e tyre të ndërsjella për atë se faji i kujt është, por edhe kompetencë e cilit janë plehrat e papastruara, zgjasin me ditë të tëra.

Pasi Dudushi i drejtoi gishtin te Arsovska, se Higjiena Komunale duhet të pastrojë mbeturinat, ajo u përgjigj me kallëzime të reja penale, duke e akuzuar atë si përgjegjës për kaosin në komunë. Pas kësaj, Dudushi lëshoi një njoftim, duke thënë se Arsovska po hakmerret ndaj tij.

“Danela, si rezultat i inatit që iu shfaq pas protestës së organizuar, i dha udhëzime të qarta NP Higjiena Komunale – të mos mblidhet asnjë kosh mbeturinash nga Shuto Orizari! Për mospunën e saj, për inatin e saj të transferuar në ndalimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmarrjeve të saja, Danela do të mbajë përgjegjësi. Do të përgjigjet me mbi 1000 kallëzime penale që do të lëshohen personalisht nga qyytetarët, që paguajnë faturat rregullisht çdo muaj”, tha Kurto Dudush, Kryetar i Komunës Shuto Orizari.

Tre muaj më parë, banorët e Shuto Orizarit, të mbështetur pikërisht nga kreu i komunës, protestuan para selisë së qytetit të Shkupit për shkak të transportit publik të reduktuar, por nga Qyteti i Shkupit, megjithëse bëmë pyetje, ata nuk u përgjigjën nëse kjo protestë ishte ndonjë arsye për problemin e mospastrimit të plehrave dhe deponive në komunë. Dje, kryetarja e komunës njoftoi se Dudush krijonte vazhdimisht deponi të egra, dhe se ndaj tij ishin ngritur tashmë 40 kallëzime penale për veprime të tilla dhe të ngjashme.

“Deri më sot janë ngritur mbi 40 kallëzime penale ndaj Kryetarit të Komunës Shuto Orizari, Kurto Dudush, pjesa më e madhe e të cilave kanë të bëjnë me keqpërdorimin e rëndë të mjeteve buxhetore, pagesat e parave pa procedurat e duhura dhe tender të shpallur, krijimin e deponive të egra dhe rrezikimin e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve”, u shpreh Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Derisa zgjasin përplasjet, komuna është plot me mbeturina, si dhe deponi të egra që ende mbeten të papastruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat