QMK: Shpëtohen pesë fëmijë dhe një i rritur, ishin bllokuar pas reshjeve të dendura të borës në Koçan

Maqedonia

QMK: Shpëtohen pesë fëmijë dhe një i rritur, ishin bllokuar pas reshjeve të dendura të borës në Koçan

Më: 12 janar 2025 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se 5 fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar.

Kjo pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit.

Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në ora 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat