Mexhiti për Stoilkoviqin: Nuk e mohojmë që është serb, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar

Maqedonia

Mexhiti për Stoilkoviqin: Nuk e mohojmë që është serb, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar

Më: 13 janar 2025 Në ora: 14:52
Izet Mexhiti

Zv.kryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ka vizituar Komunën e Gostivarit. Në një paraqitje para mediave ai u pyet edhe për zv.kryeministrin tjetër Ivan Stoilkoviqin, i cili Kosovën në një postim për media e quajti “Kosova i Metohija”.

Mexhiti tha se Qeveria e re ka dëshmuar se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Kosovën dhe se nuk mund të tërhiqet paralele mes një individi dhe komplet Qeverisë.

“Nuk e mohojmë që Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptarë. Por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve është se ata me vetiniciativë u bënë pjesë e Open Ballkanit që nuk e njihte Kosovën.

Takimi i parë i kryeministrit me Mickoskin ka qenë me Kurtin, mbledhja e parë e qeverisë së re ka qenë me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë. Pra nuk mund të vihen paralele mes një individi dhe komplet qeverisë së re”, tha mes tjerash Mexhiti.

I pyetur nëse do të dorëzojnë interpelancë ndaj Stoilkoviqit, Mexhiti tha se puna e interpelancave është devalvuar.

“Puna e interpelancave me këto të fundit i devalvuan, pasi ishin më të dështuarat në historinë e Maqedonisë. Interpelancat e fundit treguan se ne kemi mbështetje edhe brenda Frontit Europian”, tha mes tjerash Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat