VLEN: BDI e nxorri Mijallkovin më herët nga burgu

Maqedonia

VLEN: BDI e nxorri Mijallkovin më herët nga burgu

Më: 14 janar 2025 Në ora: 16:11
Driton Sulejmani

Koalicioni VLEN akuzon BDI-në për kapje të sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se ishte pikërisht raporti i drejtorit të burgut të Strugës, Valon Qyra, që ka shërbyer si bazë që Gjykata e Apelit të sjell vendim për lirimin e Mijallkovit, 7 muaj para përfundimit të dënimit.

Sulejmani citon përmbajtjen e raportit, të cilin e cilëson skandaloz e që siç tha ai, flet me superlativa për sjelljen e Mijallkovit.

“Citoj; i njejti është paraqitur si person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, me norma të pranueshme morale të sjelljes dhe tërësisht i është përmbajtur rregullave të shkruara ligjore.

Në mjedisin ku ka qëndruar ka manifestuar sjellje shembullore, përtatshtmëri, marrëdhënie të mira me personat e tjerë të dënuar, raport korrekt me personat zyrtar…..01:26 Kuadri i BDI-së Valon Qyra, me këtë raport praktikisht ka krijuar bazën e vendimit të gjykatës së apelit. Gjykata e Apelit duke u bazuar në raportin e drejtorit të burgut ka vendosur lirimin e Mijallkovit, 7 muaj para përfundimit të dënimit të tij dhe kjo është arsyeja se përse sot ai gjendet në Monako me Ferrari”, tha Driton Sulejmani, VLEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat