Hetime për disa lëndë për EMV dhe TEC Manastir

Maqedonia

Hetime për disa lëndë për EMV dhe TEC Manastir

Më: 14 janar 2025 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Pas hapjes së rastit “Aditivët” në të cilin aktakuza ka kundër dy ish drejtorëve Vasko Stefanov dhe Vasko Kovaçevski i cili është në arrati, Prokuroria punon në edhe disa lëndë që kanë të bëjnë me EMV, por edhe “TEC Manastirin”, bëri të ditur kryeprokurori publik Lupço Kocevski, në intervistën për “360 Gradë”.

Të gjitha këto lëndë të veçanta gjenden në procedura parahetimore, ndërsa të njëjtat janë të hapura dhe do të udhëhiqen në Prourorinë Themelore Publike në Manastir. Kocevski theksoi se kjo prokurori punon me kapacitet të plotë në këto raste dhe paralajmëroi se nga një shkurti aty do të hapen edhe qendër hetuesie me qëllim që t’i zgjerojnë në mënyrë plotësuese kapacitetet e punës për raste të këtilla.

“Për momentin Prokuroria Themelore Publike Manastir është duke punuar në gjashtë procedura për tenderë, përveç asaj është duke punuar edhe në procedura të tjera për prokurim të thëngjillit, mazutit, etj., që do të thotë se ka mjaft punë, janë duke u grumbulluar mjaft dëshmi.

Për një pjesë të tyre janë aktivizuar edhe MPB-ja dhe Byroja për Siguri Publike me njësinë e tyre për luftimin e krimit, kështu që së shpejti pres që edhe atje të kemi rezultate”, tha Lupço Kocevski, prokuror shtetëror publik .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat