Dështim i VLEN-it, thotë Zejdi për kumtesën e Stoilkoviqit me shkrimin “Kosova dhe Metohija”

Maqedonia

Dështim i VLEN-it, thotë Zejdi për kumtesën e Stoilkoviqit me shkrimin “Kosova dhe Metohija”

Më: 14 janar 2025 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Pasi ministri Ivan Stoilkoviq e quajti Kosovën “Kosova dhe Metohija”, këtë, Skender Rexhepi e quan dështim të VLEN-it, përcjell TV21.

Për këtë, Zejdi tha se është dashur të reagonte edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e VLEN që siç thotë, në faqen zyrtare të Ministrisë nuk guxojnë të përdoren emra të shteteve që nuk ekzistojnë.

“Kjo është dështim i VLEN-it, nuk llogaritet i Stoilkoviqit… Zyrtarisht, në faqen zyrtare të Ministrisë nuk guxojnë të përdoren emra të shteteve që nuk ekzistojnë. Nuk ekziston shtet Kosova dhe Metohija.

Ekziston shtet Kosova që Maqedonia zyrtarisht e ka njohur dhe i pari që duhej të reagonte është kryeministri që e menaxhon atë qeveri, në mungesë të atij, janë ministrat e VLEN-it”, tha Zejdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat