Mexhiti: Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Maqedonia

Mexhiti: Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Më: 14 janar 2025 Në ora: 18:44
Izet Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.

“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre.

Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti për media.

Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat