Maqedoni, nga nesër nuk do të vlejë shporta e fundvitit, çmimet do të varen nga tregtarët

Maqedonia

Maqedoni, nga nesër nuk do të vlejë shporta e fundvitit, çmimet do të varen nga tregtarët

Më: 14 janar 2025 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Që nga nesër përfundon masa me të cilën gjatë muajit të kaluar mbi 1100 produkte u shitën me çmime 10 për qind më të lira.

Autoritetet shpresojnë se tregtarët nga nesër nuk do t’i rrisin çmimet e produkteve bazë ushqimore.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se janë vazhdimisht në terren dhe, sipas vlerësimeve të tyre, tregtarët e kanë respektuar shportën e fundvitit. Gjatë periudhës së kaluar kanë pasur vetëm vërejtje të vogla, të cilat, pas këshillimeve nga inspektorët, janë eliminuar.

Pas thirrjeve nga qeveria para Vitit të Ri, tregtarët me iniciativë vetjake shtuan edhe 30 deri në 50 produkte në shportë dhe ulën çmimet e vajit, vezëve, orizit, sheqerit, mishit dhe produkteve të mishit.

Qeveria, që nga fillimi i marsit, paralajmëron masa të ngjashme me çmime të ulura për Ramazan, dhe nga mesi i prillit edhe për festat e Pashkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat