Sajkoski: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare, Dauti duhet vetë të japë dorëheqje

Maqedonia

Sajkoski: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare, Dauti duhet vetë të japë dorëheqje

Më: 14 janar 2025 Në ora: 19:43
Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski

Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani.

“Në konkluzionin e Kuvendit thuhet se pretendimet në interpelancë janë të bazuara, gjegjësisht se me 61 deputetë është shkarkuar kryetarja e Komisionit, në rastin e zonjës Dauti, për shkak se nuk ka respektuar rregullat e procedurës. Ky është thelbi.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk është kompetent të ndërmarrë veprime vetë sepse as që është thirrur. Presim hapat e radhës nga grupet parlamentare”, thotë Sajkoski.

Sipas Sajkoskit, interpelanca është akt i lartë moral i çdo funksionari të emëruar i cili nuk e përmbush detyrimin ligjor, gjegjësisht vlerëson se Dauti duhet vetë të japë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat