Rreth 600 persona të pastrehë në Shkup, përballen me vështirësi nga më të ndryshmet

Maqedonia

Rreth 600 persona të pastrehë në Shkup, përballen me vështirësi nga më të ndryshmet

Më: 14 janar 2025 Në ora: 21:23
Ilustrim

Nga 300 deri në 600 persona janë të pa strehë vetëm në Shkup të cilët në këto temperaturat minus gradë, nuk kanë një vend strehimi të përhershëm. Nga ky numër, shumica janë burra por ka edhe gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme.

Më i moshuari që ka kërkuar ndihmë në punktin e të pa strehëve në Momin Potok është 80 vjeçar ndërsa më i riu një foshnje disa javësh së bashku me të ëmën.

“Të pa strehët i kanë kërkesat e njëjta siç i kemi edhe ne, pra duhet të lahet brenda javës, të ketë veshje të pastër, ushqime të ngrohta, medikamente dhe ka ndodhur në momente që të mos e kenë të nevojshme ushqimin se sa e kanë të nevojshëm strehimin dhe ky është problemi më i madhe e sidomos tani në temperaturat nën zero”, deklaroi Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë.

Sipas Lazarevskës vetëm në punktin në Momin Potok deri tani janë paraqitur rreth 160 persona ndërsa në vendin tonë nuk ekziston ndonjë hulumtim më i thellë që të mund të tregohet numri i sakte i personave të pastrehë.

“Nga 160 të pa strehë prej tyre janë 130 burra ndërsa numri tjetër janë gra të cilat lidhen edhe me problemin e dhunës në familje ose kanë pasur trauma dhe kanë qenë të detyruara të dalin nga shtëpia dhe kanë kërkuar ndihmë tek ne, në punktin e të pastrehëve”, tha Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë.

Edhe pse kapacitetet janë të vogla nga numri real i personave në rrugë, në punktin e të pastrehëve në Momin Potok, përveç veshmbathjes dhe ushqimit, këtyre personave u ofrohen edhe medikamente dhe vend strehim.

Në këto temperatura nën zero, të pastrehët që nuk paraqiten në punkte janë të vendosur në shtëpi të lëshuara, stacionin e autobusëve dhe të trenit si dhe nën ura në Shkup

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat