Fetai: Super lajm për Kumanovën

Maqedonia

Fetai: Super lajm për Kumanovën

Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:15
Arben Fetai

Zv.kryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025.

Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.

Super lajm për Kuman vën – 118 milionë denarë për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri
Jam krenar të njoftoj se për Kumanovën, e lënë në harresë për dy dekada, më në fund po realizohen projekte që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Sot, Qeveria miratoi programin vjetor për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave për vitin 2025. Me këtë, Kumanova po bëhet me një godinë të re dhe moderne për Gjimnazin Sami Frashëri, për të ndërtimin e së cilës kemi ndarë 118 milionë denarë.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta në programin tonë vjetor, ndër të cilat janë edhe:
Ndërtimi i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë, Tetovë.
Ndërtimi i një objekti të ri shkollor në fshatin Banjicë, Çashkë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Mirko Mileski”, Kërçovë.
Rikonstruksioni i shkollës “Lirija”, fshati Zhitozhë, Dollnen.
Rikonstruksioni i shkollës “Nuri Mazari”, fshati Dellogozhdë, Strugë.
Rikonstruksioni i shkollës fillore “Fan Noli”, fshati Trebosh, Zhelinë.

Pas vendimit historik për investimin prej 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar Nënë Tereza, Qeveria e ndryshimit po tregon çdo ditë se është e përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme në arsim dhe në çdo sektor tjetër, me qeverisje të ndershme, transparente dhe të orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat