Autoritetet regjistrojnë raste të reja me virusin COVID-19

Maqedonia

Autoritetet regjistrojnë raste të reja me virusin COVID-19

Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:35
Ilustrim

Republika e Maqedonisë së Veriut duke sa ka një rikthim të virusit COVID-19, ndonëse virulenca e tij nuk paraqitet agresive sa 5 vite më parë.

Sipas autoriteteve atje, janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 deri më 12 janar, përkatësisht dy në Kumanovë e Strumicë dhe nga një në Shkup dhe Kërçovë. Përsa i përket grupmoshës, pacientët janë mesatarisht mbi moshën 60 vjeç. Gjatë vitit 2025 deri më 12 janar janë konstatuar 11 të sëmurë me virusin COVID.

“Rekomandohet respektimi i masave për parandalim të COVID-19 dhe sëmundjeve te tjera respiratore. Vaksinimi mbetet si masë preventive”- bejne me dije ekspertet.

Ndërkohë për ekspertët e shëndetësisë, kjo situatë është normale pasi në stinëne dimrit ka risk më të lartë për përhapjen e patologjive respiratore, ashtu sikurse Sars-cov19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat