BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

Maqedonia

BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

Më: 15 janar 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media ka reaguar ndaj veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, për të cilën thonë se, po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion.

Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë”.

Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës. Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror”, thonë nga BDI.

Më tej shtojnë se ata nuk do të lejojnë që një qasje e tillë diskriminuese të kalojë pa reagim dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të ndalur këtë padrejtësi.

“Diskriminimi etnik nuk ka vend në asnjë institucion publik dhe të drejtat e çdo qytetari duhet të respektohen pa dallim”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat