Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares së zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar

Maqedonia

Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares së zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar

Më: 15 janar 2025 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i cili u nxor nga ujërat e lumit Vardar në fshatin Taor të Komunës së Zelenikovës është i 43-vjeçares nga Shkupi Lidija Trajkovska, e cila ishte paraqitur si e zhdukur më 8 nëntor të vitit të kaluar.

Policia e ka identifikuar viktimën nëpërmjet analizës së ADN-së.

MPB përveç njoftimit zyrtar, nuk jep detaje për arsyet dhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, policia e ka konstatuar lëvizjen e Trajkovskës, e cila prej Jurumlerit ka lëvizur kah rruga që çon në Draçevë, ndërkaq në atë rrugë, në afërsi të një ure mbi lumin Vardar janë gjetur një kuti cigaresh, çakmak dhe xhemper, për të cilat bashkëshorti më pas ka konstatuar se janë të Trajkovskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat