ASH: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm

Maqedonia

ASH: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm

Më: 15 janar 2025 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani tha se është e patolerushme të ironizosh me rast “terrorist” siç ishte 27 prilli, pas pamjeve që u panë nga Karnevali i Vevçanit.

Shabani kërkoi që institucionet të veprojnë dhe ta dënojnë këtë veprim.

“Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në pushtet duket që i është rikthyer traditës së vjetër kun ë të kaluarën njihej për shfaqje të ngjajshme ofenduese e që ngjallnin urrjetje ndaj shqiptarëve. Nuk tolerojmë, as nuk pranojmë që të bëhet satirë me tragjedi personale me ngjarje të rënda që në vete paraqesin një akt terrorist e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vefçanit është vazhdimsi ndoshta edhe më e rëndë se sa vet sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit.

Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin, jo vetëm ndjenjat personale dhe familjare të z.Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat