Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar

Maqedonia

Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar

Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Qeveria bullgare i dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut projekt-marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe punë në tunelin hekurudhor tejkufitar, që i lidh dy vendet, kumtoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve.

Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të ndërmarrin obligime konkrete dhe të qarta për realizimin e tunelit hekurudhor kufitar. Ky është elementi kyç i ndërtimit të Korridorit transportues evropian 8, i cili e lidh Detin e Zi me Detin Adriatik dhe kalon në territoret e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Me nënshkrimin e marrëvehsjes, do të dakordohen çështjet teknike, financare, juridike dhe organizative lidhur me ndërtimin e tunelit. Ato duhet të jenë në pajtim me legjislaturën evropiane dhe kombëtare të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Sipas propozimit, të dy shtetet do të arrijnë marrëveshje se kush do të përgjigjet për ndërtimin e objektit tejkufitar, për furnizimet publike dhe për kontroll të ndërtimit.

U planifikua që drejtorët e hekurudhës së Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut të formojnë grupe të përbashkëta punuese për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e tenderit.

Në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi të marrëveshjes, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përgatisin dhe të dërgojnë deri te Komisioni Evropian dhe institucionet financiare orar të përgjithshëm për realizimin e ndërtimit.

Të dy vendet do të investojnë përpjekje maksimale që të sigurojnë grant-ndihmë për ndërtimin e tunelit dhe infrastrukturën e tij hekurudhore fqinjësore, duke i respektuar kërkesat e BE-së dhe NATO-s lidhur me standardet e Rrjetit transportues transevropian (TEN-T), thuhet në projekt-marrëveshjen.

Pala bullgare, qëndron në kumtesë, është e gatshme sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut për tekstet e propozuara, e pastaj të vazhdojë me nënshkrimin e tyre.

Më datën 30 të muajit të kaluar, Qeveria e Bullgarisë e miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor tejkufitar “Deve Bair” dhe siç publikoi atëherë Ministria bullgare e Transpoortit, do të formohet komitet i përzier dhe do të bisedohet me Maqedoninë e Veriut për tekstin e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat