Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Maqedonia

Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Më: 16 janar 2025 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot organizon Ditë të Hapur me pjesëmarrjen e anëtarëve të biznesit të Odës dhe anëtarëve të Qeverisë dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera shtetërore.

Organizatori kumtoi se qëllimi i Ditës së hapur është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

Përveç kryetarit të Odës, Mendi Qyra, në ngjarje do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të eksportit, Refik Xhemaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat