Eurointegrimet pjesë e temave të qeveritarëve të RMV-së në takimet në SHBA

Maqedonia

Eurointegrimet pjesë e temave të qeveritarëve të RMV-së në takimet në SHBA

Më: 16 janar 2025 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet në qëndrimin e saj se ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë kompromisi më i pranueshëm për rrugën evropiane të vendit.

Sipas autoriteteve, zgjedhja e një qeverie të re politike në Sofje do të sigurojë bashkëbisedues legjitim për arritjen e një marrëveshjeje.

Përpara inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Maqedonia e Veriut pret mbështetje nga SHBA-të për integrimin e saj evropian dhe fokus të shtuar në rajon.

Ministri Mucunski theksoi se anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik dhe procesi i zgjerimit duhet të jetë i besueshëm dhe i bazuar në merita.

Bashkimi Evropian theksoi rëndësinë e reformave, veçanërisht në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, si kyçe për përparimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat