Bora ka rritur nivelin e lumenjve

Maqedonia

Bora ka rritur nivelin e lumenjve

Më: 16 janar 2025 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike tregojnë se lumi Vardar ka nivel më të lartë në krahasim me mesataren për janarin në Jegunovc, Shkup, Veles dhe Demir Kapi.

Janë rritur nivelet e ujit edhe në lumin Treska në Makedonski Brod, në Pçinja tek Banja e Katllanovës dhe në Drinin e Zi në Lozhan.

Janë ulur nivelet e ujërave të Kriva Rekës, në Kriva Pallankë, të Pçinjës në Pelince dhe të Lumit të Zi në Novac.

Nivelet e ujërave të liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në kuadër të mesatares së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat