Komisioni për dekorime dhe mirënjohje sot e mbajti seancën konstituive, ku ka marrë pjesë edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në seancë, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova, anëtarët e Komisionit kanë shprehur falënderim për nderin dhe besimin që të marrin pjesë në zgjedhjen e personaliteteve dhe institucioneve, që kanë lënë shenjë të madhe dhe gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë.
“Presidentja Siljanovska-Davkova ka shprehur kënaqësi për anëtarësimin e pranuar, duke theksuar se në nominimin është udhëhequr nga njohja e tyre e madhe, puna dhe arritjet e tyre në sfera të ndryshme. Ajo u dëshiroi punë të frytshme dhe të suksesshme në njohjen dhe shpërblimin e më të mirëve. Në bisedë, presidentja ka shprehur bindje të fuqishme se personalitete të dëshmuar dhe të afirmuar si ata mund t’i njohin bartësit e arritjeve të vërteta dhe në mënyrë adekuate të shpërblehen”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Siljanovska-Davkova.
Me vendim të presidentes Siljanovska-Davkova, për kryetar të Komisionit u emërua prof.dr Valentin Mirçeski, ndërsa për anëtarë janë emëruar prof.dr. Gëzime Starova. dr. Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, mr. Ana Durllovski, mr. Reshat Ameti, mr. Gena Teodosievska, Dejan Georgievski, Zharko Basheski, Olivera Nakovska-Bikova dhe Vesna Petrushevska.