Murtezani në Kiev, fillon takimet me krerët e shtetit

Maqedonia

Murtezani në Kiev, fillon takimet me krerët e shtetit

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:37
Foto nga takimi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili pas vizitës në Poloni udhëtoi mbrëmë për në Ukrainë, sot në Kiev është takuar me zv/ministrin e Jashtëm, Evgen Perebinis.

Njoftimi i Murtezanit në Facebook:

Mëngjesin e sotëm u takova me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Evgen Perebinis.

Në zemër të Kievit, diskutuam rëndësinë e solidaritetit, sfidat e përbashkëta dhe perspektivat e integrimit evropian. Maqedonia e Veriut mbetet partner i fuqishëm i Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat