Rritja e pagave për administratën, LSDM: Ka mjaftueshëm para, Qeveria nuk do

Maqedonia

Rritja e pagave për administratën, LSDM: Ka mjaftueshëm para, Qeveria nuk do

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:38
Bogdana Kuzeska

Ndërkohë nga LSDM shprehin habi se si mundet që të mos ketë fonde në buxhet për rritjen e pagave për administratorët, kur arka shtetërore sivjet shënon 6 miliardë euro.

Siç thonë nga LSDM, për pushtetin më me rëndësi është jeta e tyre komode, pagat e tyre të larta, veturat e mobilet luksoze, se sa jeta e qytetarëve.

“Edhe përskaj asaj që qeveria ka buxhet rekord prej 6 miliard eurove për këtë vit, thotë se nuk ka para për rritjen e pagave për punonjësit. Derisa buxheti për vitin 2025 ishte në fazën e përpilimit, LSDM paralajmëroi se ky do të jetë buxheti më i madh dhe më shkatërrues në histori ku nuk do të ketë para për punonjësit dhe paga më të larta për qytetarët. Kjo doli të jetë e vërtetë. K

jo është e palejueshme dhe tregon për mosrespektimin e punës për punonjësit e Maqedonisë, dhe paaftësinë e pushtetit që t’u përgjigjet nevojave ekonomike të qytetarëve”, tha Bogdana Kuzeska – LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat