Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Maqedonia

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se të dielën, më datë 19 janar 2025 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup për shkak të festës fetare – Ujit të Bekuar, ku hedhet kryqi në lumin Vardar.

Regjimi i veçantë i komunikacionit do të zhvillohet në komunat si Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Në Shkup, e mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në drejtim të udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” në dy drejtimet.

Në komunën e Kisella Vodës për qarkullim do të mbyllen rrugët “14 Dhjetori” dhe një pjesë e rrugëve “Hristo Tatarçev” dhe salla “Rasadnik”.

Në komunën e Gjorçe Petrovit për qarkullim do të mbyllen rrugët nga kisha “Shën Petari dhe Pavlle”, bulevardi “Aradhet Partizane” deri te rruga “Gjorçe Petrov”, më pas rruga “Gjorçe Petrov” deri te rruga “Vasill Çakarallov” si dhe deri te kisha “Shën Pantelemon”, rruga “Kozlle” dhe një pjesë e rrugës “Vasill Çakallarov” deri te ura hekurudhore në lumin Vardar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat