Paralajmërimi për ligjin e UÇK-së, Bexheti: VLEN shumëçka premtuan e asgjë nuk realizuan

Maqedonia

Paralajmërimi për ligjin e UÇK-së, Bexheti: VLEN shumëçka premtuan e asgjë nuk realizuan

Më: 18 janar 2025 Në ora: 17:02
Blerim Bexheti

Deklaratën e deputetit të VLEN-t, Rijad Shaqiri për përgatitjen e ligjit për UÇK-në, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian e sheh si deklaratë joserioze.

Bexheti tha se koalicioni shqiptar brenda një periudhe ka premtuar, ligj për përfaqësim të drejtë, integrime në BE dhe shumë gjëra tjera, megjithatë nuk ka realizuar asgjë.

Sipas tij, ky paralajmërim vjen për të marrë ndonjë votë më tepër në zgjedhje lokale.

“Ata deklaruan që nuk preket gjuha shqipe, procesi në gjykatën kushtetuese po vazhdon edhe më tutje me dinamikë që e dikton kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe iniciatorët, një ndër ta edhe OBRM-PDUKM-ja. Ata deklaruan se s`ka birë nane që e prek flamurin, u përdhos flamuri shqiptar. Ata shumë gjëra kanë deklaruar, unë i kuptoj, pasi që pyetët cili është opinioni, komenti se a do i mbështesim, nuk mund t’i mbështesim ne në këtë vazalitet ekstrem të skajshëm që kanë, sepse nuk do të mund të ikin nga ballafaqimi me popullatën, janë të vetëdijshëm që zgjedhjet lokale janë afër dhe gjithnjë, premtojnë për 3-4 muaj”, tha Bexheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat