Është arrestuar Rade Trajkovski-Shtekli në afërsi të një hoteli në rajonin e Gjevgjelisë, teksa ka tentuar të arratiset. Shtekli dyshohet për tregti me drogë.
Ai drejtonte një grup prej mbi 10 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.
Ministria e Brendshme dhe Byroja e Sigurisë Publike janë vënë në kërkim dhe arrestimin e grupit të tij. Ky aksion i MPB-së vjen pas shpartallimit të grupit të Haraçinës.
Shtekli njihet për përplasjet e tij me kartelet e drogës. Ai është i lidhur me një sërë krimesh, në gusht dhe tetor të vitit 2023 i ka shpëtuar dy atentateve në Shkup. Shtekli është i njohur për policinë që nga viti 2011 kur u arrestua në Greqi si i dyshuar në Itali për kurdisjen e ndeshjeve të futbollit.
Më pas u ekstradua në Itali, ku u gjykua për rastin. Në operacionin e sotëm policor është sekuestruar edhe një telefon i një punonjësi të lartë policor i dyshuar për rrjedhje të informacioneve në lidhje me klanet Baron, Bellanoca, Gërçec dhe Shtekli. /Alsat.mk