Ndërroi jetë 17 vjeçari, u godit nga rryma në hekurudhën e Kisella Vodës

Maqedonia

Ndërroi jetë 17 vjeçari, u godit nga rryma në hekurudhën e Kisella Vodës

Më: 19 janar 2025 Në ora: 17:55
Ilustrim

Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma.

“Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda”, thonë nga spitali.

Pacienti u trajtua në mënyrë multidisiplinare nga specialistë nga kirurgjia plastike dhe torakale në njësinë për trajtim intensiv, duke i marrë parasysh rezultatet nga të gjitha hulumtimet, parametrat dhe gjendjes së tij jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore.

Në hekurudhën në komunën e Kisella Vodës, djaloshi ka hipur në cisternë-vagon, kur është goditur nga rryma.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për rastin sqaruan se cisterna është djegur, ndërsa djaloshi me automjet të Ndihmës urgjente, është dërguar në Qendrën emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat