“E Majta” njofton se ka përjashtuar nga partia Snezhana Stojçevskën – Drejtoren aktuale të Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Miladinovi” në Shkup.
Nga kjo parti thonë se nuk lejohet ndikimit korruptiv dhe klientelist, luksi me para popullore dhe bashkëpunim me armikun popullor OBRM-PDUKM.
“Është inicuar vendimi disiplinor për shkak se ajo, në marrëveshje sekrete me DPMNE-në dhe Ministrin për Pushtet Lokal në Qeverinë e Mickoskit, Zlatko Perinskin – si pretendues për kandidat në pozitën e Kryebashkiakut të Shkupit, është kapur në vepër derisa po kurdiste konkurset e punësimit, kishte keqpërdorur autorizimet për realizimin e interesave personale dhe të interesave të Ministrit Perinski”, thonë nga “E Majta”.
Nga “E Majta” thonë se janë zbuluar punë të pandërgjegjshme të Stojçevskës, që ka rezultuar me uljen për 30% të leximit të librave, por edhe harxhime të parave të buxhetit për udhëtime të dyshimta me Aeroplan, kurse e gjithë kjo ka kulminuar me skandalin e mbylljes së ndërrimit të tretë të vendleximeve për studentët, në kulmin e sesioneve të provimeve, që ndodh për herë të parë në histori.
“E Majta” kërkon dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme të Stojçevskës nga funskioni Drejtore e Bibliotekës.