Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Komunën e Leposaviqit.
Sipas policisë, pas këtij incidenti janë arrestuar dy persona të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë vjedhur veturën me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit kosovar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.