Shpëtohen disa turistë turq në Matkë

Maqedonia

Shpëtohen disa turistë turq në Matkë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kajon Matka” mbrëmë janë transferuar në mënyrë të sigurt përtej liqenit.

Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftojnë sot se dje në 112 është raportuar se nuk mund të lëvizin në errësirë ​​dhe se kanë nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve.

“Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë, maune).

Qendra rajonale për menaxhim qendror në Shkup, në koordinim me institucionet nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave, njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin dhe më pas u transferuan në mënyrë të sigurt përtej liqenit, pra rezervuari i Matkës”, njoftojnë nga QMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat