Zjarr në Shtëpinë e pleqve në fshatin Çemersko në afërsi të Kavadarit, pas çka 30 persona, prej të cilëve 5 të palëvizshëm janë evakuuar dhe të gjithë banorët janë të sigurt.
Sipas informacioneve fillestare, këtë mëngjes fillimisht është ndezur oxhaku, e më pas prej oxhakut edhe çatia e objektit.
Zjarrin e kanë shuar 10 zjarrfikës me automjete kundër zjarrit, e më pas atje ishin edhe ekipet mjekësore dhe automjetet e policisë. Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, deklaroi se të gjithë personat janë transportuar në spital në Kavadar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Personat do të jenë në Spitalin e përgjithshëm derisa familjet e tyre do të mund t’i marrin nga vetë Spitali i përgjithshëm, ata që do të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Personat të lënduar, përveç se në pjesën e ftohjes nga moti i ftohtë dhe në pjesën e disa personave që kanë thithur tym, nuk ka persona me lëndime serioze, megjithatë përshkak se bëhet fjalë për kategori të rrezikshme, u reagua në mënyrë adekuate dhe të shpejtë që të mund t’i akomodojmë në hapësirë të nxehtë dhe të marrin ndihmë adekuate mjekësore”, tha Mitko Jançev – kryetar i Kavadarit.