Tomovski: Duhet të marrim një aeroplan të ri qeveritar

Maqedonia

Tomovski: Duhet të marrim një aeroplan të ri qeveritar

Më: 21 janar 2025 Në ora: 10:45
Ivica Tomovski

Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, thotë se është e nevojshme të blihet një aeroplan i ri qeveritar për transportin e zyrtarëve qeveritarë kur ata shkojnë për vizita jashtë vendit.

“Ndoshta një avion i përdorur, por jo më i vjetër se 2-3 vjet. Është serioze të kesh një avion serioz. Kam biseduar me disa njerëz dhe të gjithë janë të interesuar që të diskutohet për blerjen e një avioni të ri, më të madh me të paktën 14 ulëse, për të akomoduar një delegacion më të madh”, theksoi Tomovski.

Sipas vlerësimeve, një avion i ri do të kushtonte nga 30 në 40 milionë euro e lart, dhe opsioni për një avion të përdorur do të kushtonte rreth 15 milionë euro.

Megjithatë, Tomovski thekson se vendimin duhet ta marrin ekspertë, si pilotët dhe mekanikët e avionëve, të cilët më së miri e kuptojnë gjendjen e tregut dhe kërkesat e sigurisë.

Tomovski thotë se avioni aktual me të cilin janë transportuar nëpunësit civilë është me defekt dhe aktualisht është në servis në Vjenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat