Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njofton NP Rrugët e Maqedonisë.
Sipas raportit të orës 18, dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra në qafën malore të Gjavatës.
Ndërmarrja publike informon se në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut dhe apelon për ngasje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdesa me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.