Shkup, refuzohet kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës

Maqedonia

Shkup, refuzohet kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës

Më: 21 janar 2025 Në ora: 19:59
Kuvendi i RMV-së

Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Levica, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga Levica e braktisi mbledhjen.

Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat