LSDM: Qeveria ka shkatërruar sistemin shëndetësor në vend

Maqedonia

LSDM: Qeveria ka shkatërruar sistemin shëndetësor në vend

Më: 22 janar 2025 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim.

Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë.

Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie.

Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli të ishin një tjetër gënjeshtër boshe.
Derisa zyrtarët e qeverisë shpenzojnë paratë publike për luks, mobilie, vetura dhe imagjinojnë avionë të rinj për ministrat, qytetarët e vendit po paguajnë me gjënë më të shtrenjtë, shëndetin e tyre
”, akuzojnë nga LSDM.

LSDM kërkon reagim urgjent për blerjen e ilaçeve thelbësore dhe rritjen e personelit në Onkologji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat