Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati

Më: 22 janar 2025 Në ora: 18:42
Kuvendi i RMV-së

Reklamë

Këtë e bëj dy herë në javë - flokët më rriten si të çmendura!

by Loseless

 Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së sotme të 31-të ka miratuar disa zgjidhje ligjore pasi që për to paraprakisht ka përfunduar debati.

Deputetët i kanëvozuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalimin e korrupsionit nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare

– Leximi i parë, Propozim ligji për ndrysim të Ligjit për veprimtari komunale, Propozim ligji për ndryshim dhe potësim të Ligjit për polici financiare, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për ndërtim dhe propozim ligji për ndryshim të Ligjit për transport në qarkullimin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Janë votuar edhe planet financiare të disa institucioneve – Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2025, Plani financiar për ndryshimin e planit financiar të Radiotelevizionit publik të Maqedonisë për vitin 2024 me plotësime dhe ripërdorim të mjeteve, Plani financiar për ndryshimin e Planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2025 me ripërdorimin e mjeteve, Projekt -vendimi për dhënien e pëlqimit të Projekt-programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025 dhe Projekt-vendimi për dhënie të pëlqimit të Projekt Planit vjetor financiar të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025, të dyja në lexim të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat