Aksident i rëndë zingjiror në autostradë në afërsi të Smillkovcit

Maqedonia

Aksident i rëndë zingjiror në autostradë në afërsi të Smillkovcit

Më: 23 janar 2025 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e Shkupit.

Sipas informacioneve nga terreni, aksidenti ka ndodhur para daljes për Smilkovc në drejtim të Stajkovcit.

Disa makina, një kamion dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe trafiku është mbyllur dhe automjetet po devijohen.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe mjegull shumë të dendur.

Në vendngjarje ndodhen ekipe policore, autoambulanca dhe kamionë tërheqës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat