Radev: Maqedonia të tregojë vullnet politik për të hapur rrugën e saj drejt BE-së

Maqedonia

Radev: Maqedonia të tregojë vullnet politik për të hapur rrugën e saj drejt BE-së

Më: 23 janar 2025 Në ora: 08:51
Rumen Radev

Presidenti bullgar Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, transmeton “BTA”.

Të dy diskutuan për aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Rumen

Radev dhe Miroslav Lajçak theksuan prioritetin që Komisioni Evropian i jep temës së zgjerimit të BE-së, e cila i mundëson Ballkanit Perëndimor të përparojë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

“Presidenti Radev shprehu mirënjohje për përpjekjet e Miroslav Lajçak në drejtim të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se në një të ardhme të afërt udhëheqja e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të tregojë vullnet politik për zbatimin e konsensusit evropian të vitit 2022, konkretisht përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e saj e cila do t’i hapte rrugën vendit për të filluar negociatat për anëtarësimin e plotë në BE,” thuhet në deklaratën e kabinetitt të Presidentit bullgar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat