Sadiku: Me ASH bashkëpunova për inat të Menduh Thaçit, tani jam i pavarur

Maqedonia

Sadiku: Me ASH bashkëpunova për inat të Menduh Thaçit, tani jam i pavarur

Më: 23 janar 2025 Në ora: 13:52
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku thotë se ai aktualisht është i pavarur dhe se nuk ka përkrahje nga asnjë parti politike.

Ai në “Daily Click” tha se pas prishjes së marrëdhënieve me Menduh Thaçin, mori shumë premtime nga Aleanca për Shqiptarët, atëherë e bashkuar, por se nga ato premtime asgjë nuk është realizuar.

“Azem Sadiku në zgjedhjet e fundit lokale duke udhëhequr me 1000 vota para në rrethin e parë, Menduh Thaçi bëri disa lojëra dhe pazare. Mirëpo unë i fitova zgjedhjet me miqtë e mi”, tha Sadiku.

Ai tha se pastaj ka pasur ofertë nga të dy liderët e ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari me të cilët hyri në bashkëpunim për inat të Menduh Thaçit.

“Pasi që kisha shumë oferta nga ASH e atëhershme, nga shumë premtime që më jepnin shumë pak u realizuan. Unë kam qenë vetëm 6 apo 7 muaj aktive dhe pastaj u distancova”, tha Sadiku.

Ai tha që nga tërheqja e bashkëpunimit me ASH-në deri sot po vepron si kandidat i pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat