Në Manastir hynë në fuqi masat kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

Në Manastir hynë në fuqi masat kundër ndotjes së ajrit

Më: 23 janar 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).

Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017).

Për shkak të ndotjes së lartë në fuqi do të jenë këto masa:

Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar

Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B_Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate

Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet.

Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara

Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit

Ndalohet djegia në natyrë

Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën (me rekomandim nga mjeku i familjes).

Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00

Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat